Policia gjatë natës ka realizuar kontrolle në aksin Sauk-TEG me qëllim minimizimin e sa më shumë aksidenteve në vendin tonë. Nga monitorimi me Radar rezulton se 14 persona kanë shkelur Kodin Rrugor, ndaj dhe u është pezulluar leja e drejtimit.
Informacioni i dhënë nga policia
Monitorim me Radar dhe , në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndërkohë vijon monitorimi dhe me në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
14 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto: 5 për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku gjatë monitorimit u konstatua se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë respektuar normat e lejuara të shpejtësisë dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat për të parandaluar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





