“Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit”, PD përgënjeshtron deklaratën e Ardi Veliut

0

 

Partia demokratike ka reaguar me anë të një videoje të postuar në rrjetin social facebook, ku në përbërje të saj janë deklaratat e drejtorit të Policisë Ardi Veliu dhe prokurorëve që u morën me hetimin e ngjarjes së ndodhur në Elbasan.

Në deklaratën e dhënë, Ardi Veliu dhe prokurorët e çështjes thanë se nuk ishin gjetur prova materiale, apo sende të paligjshme që mund të përdoreshin për blerjen e votës.

Partia demokratike e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë të shefit të policisë duke publikuar raportin e BIRN ku thuhet se në vendngjarje janë gjetur karta të ID dhe shuma të mëdha parash që janë përdorur për blerjen e votës.

Gjithashtu u zbulua edhe se pronari i makinës tip “Benz ML” pa targa, Mehmet Greca ishte i dënuar më parë në Britaninë e Madhe për trafikim të lëndëve narkotike kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu