Ja si mund t’ju ndihmojë kafja të kuptoni nëse jeni apo jo me Covid

0

Ndër simptomat e infektimit me Covid-19 është humbja e nuhatjes dhe e shijes, çka do të ndikojë në shijimin e kafesë.
Shumica e njerëzve në botë pinë kafe në mëngjes, të gjithë me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, pra ky pikërisht mund të jetë sinjali i parë që jemi të infektuar.
“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schëob, profesor i biologjisë nukleare në Universitetin Tufts.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu