‘Jam skllav’/ Përfundon në burg shqiptari në Angli, policia e gjeti të fshehur te ‘shtëpia e barit’

0

Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 19 javë burg, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari.

Sipas mediave vendase, shqiptari Jurgen Cani kishte mbëritur në Britani ilegalisht, duke udhëtuar me gomone përmes kanalit të La Manshit dhe është burgosur nga gjykata me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Dëshmia e tij në gjyq dhe provat e paraqitura në proces, treguan se ai ishte shtyrë të punonte në këtë aktivitet për të larë borxhin në të cilin familja e tij hyri, për të paguar pikërisht rrugëtimin e tij ilegal drejt Britanisë.

Gazeta “Tekegraph &Argus” shkruan se Cuni u arrestua nga policia në adresën në Ormondroyd Avenue, VVibsey, më 23 korrik.

Gjatë procesit, akuza tha se agjentët e policisë ndjenë erën e kanabisit pranë banesës dhe hynë për kontroll duke gjetur të riun të fshehur pas derës. Gjatë arrestimit, ai u tha policëve se kishte dy javë që po kujdesej për 51 bimët e kanabisi ndërkohë që policët gjetën prova që tregonin se bimë të tjera ishin rritur dhe korrur aty.

Konkretisht ekipi i policisë gjeti bimë të prera, kanabis në tharje dhe mbetje bimore si dhe vazo të përdorura për rritjen e bimës narkotike. Jurgen Cuni tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne, ndërsa avokatja e tij, trego se i riu punonte me kanabisin për të paguar paratë që i kishte borxh në Shqipëri si pasojë e shumës që i ishte kërkuar si pagesë për udhëtimin me gomone drejt Britanisë.

31-vjeçari mbërriti atje në mars të vitit të kaluar me gomone por u zbulua nga policia. Fillimisht ai u burgos për gjashtë muaj për shtëpinë e barit por pranimi i tij e uli dënimin në 19 javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu