Ka transportuar edhe Putin, rrëzohet në Moskë helikopteri i zyrtarëve të lartë të Rusisë

0

Një helikopter që shërben për transportin e zyrtarëve të lartë rus, mes tyre edhe presidentit Vladimir Puti raportohet se është rrëzuar gjatë uljes pranë Moskës, raporton Interfax.

Helikopteri i përkiste Skuadrës Speciale të Rusisë, e cila operon me helikopterë të përdorur për të transportuar zyrtarë të qeverisë ruse.

“Gjatë uljes, helikopteri kapi helikën në tokë dhe pjesa e bishtit u dëmtua”, ka thënë një burim nga aeroporti për agjencinë.

Helikopterët shpesh transportojnë Putinin rreth Rusisë, duke plotësuar flotën e tij të Il-96.

Ulja e vështirë, sipas mediave, mund të ishte shkaktuar nga moti i keq ose dështimi i pajisjeve. Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrainska Pravda njoftoi se ishte një gabim pilot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu