Kapet në flagrancë 20-vjeçari duke transportuar emigrantë të paligjshëm

0

Një 20 vjeçar është arrestuar sot nga Shërbimet Kufitare të Kakavijës pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave të caktuara.

20-vjeçarit i është sekuestruar një automjet dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.

Operacioni për kapjen e 20 vjeçarit me inicialet A.L banues në Tiranë është bërë i mundur nga policia kufitare në Kakavijë dhe shërbimet e FROTEX-it pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të fshatit Peshkëpi ku u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit prej 200 eurosh për secilin person.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu