Të qenurit të uritur do të thotë se metabolizmi juaj po punon në mënyrën e duhur. Por a duhet të ushqehemi vetëm kur jemi të uritur?
Më poshtë do të gjeni disa arsye pse duhet të ushqehemi edhe kur nuk jemi të uritur.
Së pari, nuk do të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore.
Kur jemi të uritur niveli I sheqerit në gjak bie, duke bërë që ne t’u drejtohemi ushqimeve jo të shëndetshme dhe me shumë sheqer.
Së dyti, uria shakton nxitjes e ngrënies së tepërt.
Njerëzit të cilët anashkalojnë vaktet ose hanë në mënyrë të parregullt shpesh hanë shumë për të kompensuar ushqimin që kanë humbur. Trupi ka nevojë për ushqim të qëndrueshëm çdo 3-4 orë për të shmangur ngadalësimet e metabolizmit, rëniet e energjisë dhe dëshirat.
Së treti, uria nuk ndihmon për të humbur peshë.
Shumë njerëz mendojnë nëse ndihen të uritur po humbin peshë. Por në realitet, nëse ushqimi juaj i përditshëm po ju lë të “vdisni” nga uria, nuk do t’i përmbaheni asaj për shumë kohë. Ngrënia e shumë pak kalorive shkakton një gjendje emergjence në trup, duke bërë që të ruajë dhjamin dhe të digjenë edhe më pak kalori.
Së katërti, uria është e dëmshme për shëndetin tuaj.
Ndikimi që uria ka në trup në planin afatgjatë, mund të jetë shkatërrues. Disa nga simptomat që shoqërojnë urinë janë: Vështirësi në përqendrim, ndjesi brejtjeje në stomak, dobësi, marramendje, të përziera dhe të vjella, nervozizëm, dhimbje koke etj.