Katër peshngritës elbasanas pjesmarrës në Turneun Ndërkombëtar të Peshngritjes. Trajneri Ilir Çela: Synojmë medalje ari

0

Nga data 14-17 tetor zhvillohet turneu ndërkombëtar i Peshngritjes në Bosnje ‘Kriva Bosnje Open” ku marrin pjesë 8 peshngritës shqiptarë, nga këta 4 nga qarku i Elbasanit.
Peshngritësit elbasanas janë Endri Karina, Mateus Çaçi, Franko Ferra dhe peshngritësi shtërmenas Ertjon Kofsha.

Trajneri Ilir Çela u shpreh për Infowebtv se ‘Ne synojmë medalje dhe besoj se do ia arrijmë në këtë turne duke parë edhe formën e peshngritëse’.

Me këtë rast prefekti i Elbasanit Spiro Maliqi ka uruar peshngritësit me të cilët zhvilloi edhe një takim para nisjes.

Ja postimi i prefektit Maliqi:
Përpara se të nisen në turneun ndërkombëtar të peshëngritjes në Bosnje, sot mbasdite vizitova dhe ndava dy fjalë inkurajuese me trainerët dhe djemtë e Klubit të Peshëngritjes së Elbasanit. 🏋🏻🏋🏻‍♂️

Me 3 përfaqësues nga Elbasani, dhe një Shtërmeni, jam i bindur që Qarku i Elbasanit 💛💙 do të përfaqësohet mëse denjësisht në këtë kompeticion.

Shumë suksese çuna dhe ju presim në Elbasan me medalje dhe kupa. 🥇🏆

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu