Keni djegie në kraharor?/ Mënyra e duhur si të kuroni refleksin e stomakut

0

Acidi refluks është sëmundja, që shkakton të djegura të vazhdueshme në zonën e kraharorit dhe mund të shfaqet çdo periudhë të jetës. Disa nga arsyet e stimulimit të kësaj sëmundjeje janë vaktet e mëdha që e provokojnë stomakun dhe stili jo i rregullt i jetës.
Kjo sëmundje kronike megjithëse nuk është vdekjeprurëse është shumë e bezdisshme dhe mund ta dëmtojë shumë stomakun gjatë jetës. Prandaj masat për ta parandaluar atë duhet të jenë sa më të shpejta e pa efekte anësore. Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si ta kuroni këtë sëmundje pa pasur nevojën e ilaçeve.
Hani disa herë me racione të vogla
Kujdesi për ushqimin fillon që nga mënyra e servirjes dhe e ngrënies së tij. Për këtë sëmundje kaq specifike që lidhet me stomakun kjo është edhe më thelbësore. Prandaj mundohuni të konsumoni gjithnjë racione të vogla duke i përtypur ngadalë. Është e rëndësishme që stomaku juaj të mos jetë i mbushur plot, pasi në këtë gjendje do të prodhojë më shumë acid dhe simptoma të tij. Harrojini tre vaktet kryesore të ditës dhe shpërndajini ato në vakte të vogla të cilat mund t’i konsumoni orë pas ore.
Ushqimet e dëmshme
Evitimi i disa ushqimeve të caktuara do të ishte një ndihmë e madhe për stomakun tuaj. Çdo gjë që provokon stomakun është e ndaluar, këtu futen ushqimet me aciditet të lartë apo ato djegëset. Qëndroni larg, qepëve, domateve, ushqimeve pikante, hudhrës, kafes, çokollatës, çajit apo alkoolit. Nëse i konsumoni këto ushqime rregullisht dhe vuani nga acidi refulks, mundohuni t’i eliminoni një nga një dhe të shikoni reagimin e trupit tuaj.
Evitoni Pijet e gazuara
Pijet me gaz krijojnë djegie dhe një sërë reaksionesh të dëmshme për stomakun, ndaj evitojini sa më shumë.
Qëndrimi i duhur
Gjatë konsumimi të ushqimit mundohuni të qëndroni ulur e këtë bëjeni edhe pasi të keni mbarur. Në këtë mënyrë ushqimi do të kalojë menjëherë në stomak dhe do ta tresni më lehtë. Kështu që evitoni gjumin pas dreke dhe mos hani darkën në orët e vona. Mjekët thonë se ushqimi duhet të konsumohet tre orë para se të shtriheni për të fjetur apo pushuar.
Mos lëvizni shumë shpejt
Menjëherë pasi keni ngrënë evitojini lëvizjet e forta fizike, vrapin, ushtrimet apo ecjet e shpejta. Nëse bëni një shëtitje të thjeshtë pas dreke ose darke nuk ka problem, por sforcimi i menjëhershëm i trupit do të shkaktonte vetëm probleme për organizmin tuaj.
Humbni në peshë
Pesha e shtuar nuk ju ndihmon në luftën kundër acidit refluks pasi sforcon trupin dhe shtyp stomakun. Prandaj mundohuni ta mbani atë sa më shumë nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu