Këta janë shqiptarët që u kapën me 365 kg kokainë në Catania (EMRI)

0

Një ‘kartel droge’ i përbërë nga dy grupe kriminale, që përfshinte siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u zbulua nga Policia e Financave e Catania e cila zbatoi një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave.

Ky kartel droge merrej me tregtimin e sasive të mëdha të drogës dhe vetëm sot u sekuestruan 365 kg marijuanë dhe kokainë.

Sipas mediave italiane një prej dy grupeve ishte i përkushtuar në trafikimin e kokainës dhe drejtohej nga vëllezërit kolumbianë, Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar ‘Cheo’ Rodriguez Hurtado.

Ndërsa grupi tjetër drejtohej nga shqiptarët:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Shqipëri, 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Shqiptarët ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, të cilat u shiteshin më pas organizatave që veprojnë në Siçili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu