Konflikti mes Luçiano Boçit dhe Gjergj Lucës, policia e Elbasanit shoqëron tre persona

0

 

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në kuadër të hetimit tre dëshmitarë okular që kanë qënë present në konfrontimin fizik mes deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot, ndërkohë që tre dëshmitarët e shoqëruar pritet të hedhin më shumë dritë rreth dinamikës si ndodhi sherri dhe kush e inicioi atë.

Kandidati i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në versionin e tij deklaroi se ka qenë biznesmeni Luca ai i cili e ka kërcënuar me jetë teksa po takohej me disa biznese në zonën e Elbasanit.

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat.

Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar.

Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë,” ka thënë Boçi.

Nga ana tjetër bizensmeni Luca pretendon se sherrin e nisi Boçi i cili i ka shkuar pranë biznesit të tij dhe ka provokuar disa herë. Biznesmeni e quan Boçin një rrugaç dhe e akuzon që i ka vjedhur telefonin, që i ra në tokë gjatë përplasjes.

“Rozafa i kërkoi bashkia të bëjë një investim. Shkollën e pikturoi, ata nxorën njerëz për të bllokuar rrugën. Erdhën me parulla 2-3 hera te dera dhe si kam thënë asnjë llaf. Erdhi provokoi, shau. Unë isha duke pirë kafe. Më provokoi. Boci është rrugac. Më e bukura është që më ka grabit dhe telefonin. Më ka rënë telefoni në tokë. Ishalla policia i ka morë kamerat dhe ta zbardhë. Më ka morë dhe telefonin. Edjhe kamarieri që ka qenë aty e ka parë që ma ka marrë telefonin” tha Luca

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu