Kryqëzimi i Cërrikut vazhdon të mbetet “ferr” për qytetarët dhe automjetet

0

Vendi që konsiderohet  si “ferr” për trafikun në Elbasan është kryqëzimi i Cërrikut. Çdo ditë aty krijohen radhë të gjata automjetesh. Kryqëzimi i Cërrikut ndodhet në unazën jugore të Elbasanit.Aty ndërthuret trafiku i të gjitha automjeteve që lëvizin në aksin kombëtar Lindje-Perëndim nga njëra anë dhe automjetet që lëvizin nga disa qytete të Shqipërisë Qendrore në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas nga ana tjetër, shkruan InfoWebTV.

Ngjitur me kryqëzimin kalon edhe hekurudha. Pa llogaritur këmbësorët. Semafori që ndodhet ketu nuk funksionon. Policët e qarkullimit nuk ndodhen në terren për të menaxhuar trafikun duke ua lënë kështu situatën në dorë shoferëve.Nuk mungojnë përplasjet mes automjeteve, aksidentet me pasoja dhe grindjet mes qytetarëve.

Vetë banorët e kësaj zone shprehen duke thënë se cdo ditë që kalon në këtë kryqëzim është një kaos i vërtetë.

Prej vitesh është kërkuar ndërtimi i një mbikalimi apo nënkalimi në këtë vend, po ashtu edhe një sistem modern semaforësh. Por edhe pse janë ngritur këto shqetësime, kaosi vazhdon.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu