“Kthejini aty ku i keni blerë”, AKU bllokon disa lloje patatinash: Ja çfarë u zbulua pas analizave të bëra

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi në bazë të përgjigjie të analizave të kryera në Gjermani, ka rezultuar se në këto patatina ka prani të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

Më tej, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë blerë patatina të tilla, t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë marrë.

Njoftimi i Plotë nga AKU:

29.7.2022
NJOFTIM PËR KONSUMATORIN!
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.
Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu