LAJM I FUNDIT/ Arrestohet kosovari me vizë të falsifikuar, në pranga dhe një tjetër që aksidentoi një grua

0

 

Durrës

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.
———-

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe, banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu