LAJM I FUNDIT/ Drejtonte mjetin pa patentë, 18 vjeçari ”fundoset” pas kontrollit të policisë, ja çfarë i gjejnë

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Pas verifikimeve të bëra nga sherbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu