Plagosi me thikë një 17 vjeçar, arrestohet në flagrancë 20 vjeçari

0

 

Vlorë

Plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu