LAJM I FUNDIT/ Dyshime se mund të jetë arratisur? Zbulohet e vërteta e Adriatik Llallës: Ndodhet në spital në gjendje të rëndë…

0

Prej gati dy orësh vijon procesi në gjykatën e posaçme të Apelit ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj është duke lexuar konkluzionet përfundimtare, ku i ka kërkuar apelit të prishë vendimin e shakllës së parë që e dënoi llallën me dy vite burg.

Nga ana tjetër, avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital më gjendje të rëndë shëndetësore duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit. Gjatë mbrojtjes avokati Sokol Hazizaj pretendoi se procesi i hetimit dhe gjykimit ishte i paragjykuar, gjithashtu shtoi se Gjykata e Posacme është në kushte të moskompetencës për dosjen dhe vendimi është i pavlfshëm.

Ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu