Lajm tronditës në Elbasan/ Ndërron jetë në një nga palestrat e qytetit 25-vjeçari

0

Lajm tronditës në Elbasan. Ka ndërruar jetë krejt papritur në një nga palestrat e qytetit një 25 vjeçar. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të trishtë. Por burime bënë me dije se i riu ka rënë pa ndjenja krejt papritur dhe pse i është dhënë ndihma e parë ai ka ndërruar jetë në pak minuta.

I riu është identifikuar me emrin Stavri Bardhi.

Burime për infowebtv bënë me dije se prej disa ditësh i riu ka manifestuar dhimbje koke. ndërsa sot në palestër ka ndërruar jete.

Mendohet se shkak mund të ketë qenë një atak kardiak ose goditje cerebrale.

Megjithatë shkaku do të përcaktohet nga ekspertiza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu