Lulzim Basha:”Rama fryhet si gjel dhe kakaris si pulë.”

0

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, ku në fokus janë çështjet, sipas së cilit Rama ka dështuar.
Basha përmend çështjen e incerenatorëve, premtimet sipas tij të pambajtura për mjekët dhe infermierët. Ai është ndalur edhe te vendosja e maskës me detyrim, sipas të cilit nuk ka një masë reale. Lulzim Basha është shprehur për kryeministrin: “Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë”.
Ndryshe nga Kryemadhi, e cila refuzoi të mbante maskën, Basha deklaroi se maskën do e mbante ashtu siç e ka mbajtur edhe më parë.
“Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Po ju them, mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave. Mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë. Dhe dërgimi i parave nga oligarkët, ditën, javën, muajin kur ata kanë më shumë të nevojshme. Sot shteti e ka detyrim ligjor t’ua kthejë
Sa herë kujtohet ky, hiqni maskat, vini maskat, gjobë për maskat i shërben vetëm atij.”- tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu