Maskë fytyre me vezë mund t’ju helmojë / Ja si duhet të aplikohet

0

Veza është ndër produktet nga të cilat marrim një sërë përfitimesh gjatë trajtimit të bukurisë. Por shpesh ndodh që nuk e kemi të qartë se çfarë i ndodh fytyrës dhe shëndetit tonë kur e përdorim këtë produkt.
E bardha është e pasur me proteina dhe lizozimë, një enzimë me veti antikrobike, gjë që e bën atë shumë efektive për të luftuar puçrrat. Gjithashtu, heq sebumin dhe vajin nga poret e lëkurës, duke vepruar si një stabilizues i përkohshëm.
Sidoqoftë, para se të filloni ta bëni pjesë të rutinës tuaj, duhet të dini se si ta përdorni. Aplikimi i vezës në fytyrë mund të çojë në një rast të pakëndshëm të helmimit nga ushqimi, falë salmonellës. Kjo e fundit mund të hyjë në trup kur konsumoni një vezë të pazier.
Një ndikim më të madh mund të ketë tek ata që janë alergjikë ndaj vezëve, të cilët mund të përjetojnë skuqje kur aplikojnë vezën në fytyrë. Nëse jeni akoma i vendosur të provoni një maskë fytyre me të bardhë veze, bëni të paktën një provë për të mos patur efekte anësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu