Mbrojtësi i Barcelonës infektohet me Covid-19

0

Sergi Roberto, futbollisti i Barcelonës, ka rezultuar pozitiv ndaj Covid.
Barca raportoi të Mërkurën se Roberto “është mirë me shëndet dhe është izoluar në shtëpi”.
Deklarata e tyre sqaron:
“Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit, dhe të gjithë ata që kishin kontakte me lojtarin u gjurmuan përmes testeve të mëtejshme PCR.”
Mbrojtësi i djathtë Roberto kishte startuar në shtatë nga tetë ndeshjet e “Blaugranëve” në ligë para dëmtimit të tij, pavarësisht nënshkrimit të Sergino Dest nga Ajaxi.
Dest filloi përpara Robertos në “El Clasicon” e Tetorit, të cilin Real Madridi e fitoi 3-1.
Reprezentuesi spanjoll – gjithashtu i aftë të luajë në mesfushë – ka shënuar një herë në LaLiga këtë sezon, duke siguruar dy asistime nga 10 rastet e krijuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu