Futbollisti godet me shkelm në stilin “kung-fu” arbitrin

0

Gjatë tensioneve të ndeshjes mes Neftchi Fergana dhe Turon Yaypan, një futbollist ka goditur me shkelm të stilit “kung-fu”arbitrin, në Uzberkistan.
Dy klubet luanin për një vend në Superligë por skuadra mike Turon mori një fitore prej 1-0 falë një goli në minutën e 81-të, duke bërë që të kalonin rivalët e tyre duke u ngritur automatikisht në kategori.
Lojtarët e Neftchi nuk duruan dot ‘padrejtësinë’ dhe shiheshin duke u konfrontuar me arbitrat në sekuenca të dhunshme.
Një nga futbollistët shihet që merr një vrull të gjatë para se të lëshohet në një goditje të rëndë me shkelm ndaj arbitrit, i cili emërohej nga mediat vendase si Shavkat Nasibullayev.
Gjyqtari shihet që bie duke u rrokullisur në bar para se të ngrihet përsëri dhe të vazhdojë rrugën e ikjes.
Tifozët gjithashtu shihen që zbresin në fushë, në një sfond të qeshruash dhe nxitjesh për dhunë nga shkallët e stadiumit.
Policia shihet që tenton të rivendosë qetësinë në stadiumin e Fergana ndërsa autoritetet uzbeke thanë se po hetojnë incidentin.
Ndërkohë skuadra e Turon Yaypan do të nisë fushatën e saj të parë në superligen e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu