Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujes.

0

 

“Kujdesi na mbron” është fushata sensibilizuese e UNICEF, e cila synon ndërgjegjësimin e fëmijëve për tu mbroijtur nga Covid- 19. Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe mbështetjen e USAID, ndalesa e radhës ishte Shtëpia e Fëmijës Shkollor 6- 15 vjeç në Shkodër.
Metodologjia e zgjedhur për përçimin e mesazhit shumë të rëndësishëm, është në përshtatje me botën e fëmijëve. Përmes një shfaqje teatri me kukulla, janë personazhet e dashur të fëmijëve, ata që përcjellin mesazhet e nevojshme.
Por nuk mungojnë as personazhe realë, siç është Doktor Piperi, i cili e merr emrin nga një mjek i njohur këto kohë. Personazhet e njohur të filmave vizatimorë apo edhe kukulla, i kërkojnë fëmijëve të respektojnë larjen e duarve, mbajtjen e distancës etj., për tu mbrojtur nga virusi.
Fushata do të udhëtojë në të gjithë vendin, në shkolla dhe institucione të ndryshme, duke patur në qendër të vëmendjes fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu