Me kapuç në kokë dhe i lidhur, identifikohet trupi i djegur i 45-vjeçarit

0

Identifikohet trupi i djegur që u gjet në Katerini të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një parukier 45-vjeçar.

Ai u gjet i djegur pasditen e sotme pas varrezave të Kallitheas në Katerini, ndërsa në kokë kishte një kapuç dhe ishte i lidhur.

Sipas Thestival.gr, të afërmit e vitkimës kishin nisur kërkimet që prej të hënës. Trupi i tij u gjet nga kalimtarët, të cilët menjëherë thirrën policinë.

Krimi ka shkaktuar tronditje për komunitetin. Sipas pierianeës.gr, ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë.

45-vjeçari me inicialet I.A., banues në Kallithea, thuhet se ka qenë i varur nga droga. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e krimit dhe për identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu