Mediat greke: Ja si i bëri presion Athina Tiranës zyrtare

0

Mediat greke kanë cilësuar dërgimin e “Çështjes së detit“ në Hagë si fitore të diplomacisë greke, e cila nuk ka nguruar aspak të përdor presionin mbi Shqipërinëe.
Protothema shkruan se arritja tek marrëveshja që çështja e detit të dërgohej në Hagë, u bë përmes “karrotës së integrimit dhe negociatatave, të cilat për shiptarët janë një dhuratë nga Parajsa”, raporton.
Protothema shkruan:
Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.
Katër muaj par marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe Mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje.
Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.
Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.
Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.
Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu