Mediu – të rinjëve: Bëhuni uragani që sjell ndryshimin dhe shkatërron të keqen

0

Rinia është motori kryesor i zhvillimeve në vend dhe ka të gjithë energjinë e nevojshme dhe potencialin për ta çuar vendin përpara.

Deklarata bëhet nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi me të rinj në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mediu është kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”.

Mediu shprehu shqetësimin e tij për largimin e të rinjve dhe rrezikun që i kanoset sot familjes shqiptare nga ky fenomen.

Rinia ka një vend të veçantë në programin e koalicionit “Aleanca për Ndryshim” ku pasqyrohen investimet në arsim, start-upet dhe mundësitë e larta të punësimit. Z.Mediu u shpreh se rinia nuk duhet të lejojë një njeri të vetëm të ju vjedhë ëndrrat dhe të ardhmen e tyre, të shkatërrojë arsimin, ekonominë dhe familjen që është baza e shoqërisë. Ai u bëri thirrje rinisë që të marrin fatet e veta në dorë dhe të bëhen mesazherë të shpresës dhe optimizmit.

“Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar, pjesa më e madhe të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, duke krijuar kështu një problem shumë të madh në vendin tonë, për familjet tona, një problem të madh sa social, por edhe ekonomik dhe politik.”

Ai u shpreh se ka gjithmonë shpresë kur ka rini kaq potenciale dhe energjike.

“Ne kemi shumë për të bërë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, po e filloj nga mundësia për arsim dhe edukim që duhet të ketë brezi i ri. Prandaj për të gjykuar në datën 25 Prill se si duhet votuar, do t`ju lutesha ju të rinjve, por dhe ne të tjerët, të gjykojmë me njëri-tjetrin në familje.”

Ai u shpreh se rininë nuk mund ta ndalë asgjë për ta sjellë ndryshimin pasi ishte rinia ajo që shembi një sistem çnjerëzor dhe duhet të jetë po rinia ajo që mbështet dhe sjell ndryshimin me 25 prill me anë të votës së drejtë, masive dhe pamanipulueshme. Ai u shpreh se “Aleanca për Ndryshim”  do jetë gjithmonë pranë rinisë, për ti promovuar dhe mbështetur në cdo hap.

“Jetën, lirinë dhe dinjitetin ua ka falur Zoti dhe mos i lini peng as të Edi Ramës dhe as të ndonjë politikani tjetër. Atë çka jua ka dhënë Zoti mbajeni fort, zhvillojeni sepse jeni njerëz që i keni të gjitha dhuntitë dhe duhet të keni dinjitetin për t`i çuar gjërat përpara dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu