Merr automjetin me qira dhe nuk e kthen më, në kërkim i riu nga Gramshi

0

Pronari i makinës denoncoi në polici se shtetasi F.K i kishte marrë me qira automjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më. 33-vjeçari  nga Gramshi është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit në Polici, nga shtetasi R. M., se shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Gramsh, i kishte marrë me qira një automjet tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më, kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., për veprën penale “Mashtrimi”.

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit, gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, si edhe për sqarimin e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu