Mijëra besimtarë myslimanë falin Fitër Bajramin në qendër të Elbasanit. Myftiu Agim Duka: Lutemi Allahut të largojë pandeminë

0

Mijëra besimtarë myslimanë në Elbasan kanë kryer sot ritin e Faljes së Fitër Bajramit në sheshin në qendër të këtij qyteti.

Myftiu i Elbasanit Agim Duka  evidentoi edhe njëherë tre shtyllat e rëndësishme ku  ngrihet islami

Më pas ai u shpreh se lë të  jetë ky muaj ai i përtëritjes së vlerave tona, të një faqe të re. Ta lusim Allahun që të na bekojë me mirësinë e tij.

Lutjet tona-tha Myftiu i Elbasanit-  shkojnë për ata që u larguan nga kjo botë për shkak të virusit dhe zoti ti mëshirojë ata. Lusim Allahun që të largojë këtë pandemi që ka mbuluar botën, të lusim Allahun që të largojë këtë virus, që ai të na forcojë e të shtojë besimin tonë.“

Më pas besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin dhe kanë festuar në familjet e tyre Fitër Bajramin. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu