‘Ministre eja na zgjidh testin’, maturantët këmbëkryq para Ministrisë

0

Qindra maturantë në të gjithë vendin kanë dalë në protestë kundër testit të Matematikës për Maturën Shtetërore duke kërkuar uljen e tavanit të pikëve pasi shumë pyetje ishin jashtë modelit të dhënë për këtë vit, ndërsa kanë vënë në dukje dhe shumë gabime shkencore në test.

Disa prej tyre pretendojnë se ky provim do ti penalizoje rëndë për marrjes e të drejtës së studimeve universitare në degën që preferojnë apo janë përgatitur në 12 vite shkollim.

Para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve maturantët kanë dale me pankarta ku shkruhet: ‘Ministre eja na zgjidh testin’, ndërsa kanë vendosur të ulen këmbëkryq para godinës.

Shumë prej tyre janë shprehur se do ti cojnë një peticion me disa pika ku kryesorja është rishikimi i pikëve të vlerësimit dhe ulja e tavanit, pasi shumë nxënës të ekselencës mund të mos arrijnë notën maksimale të cilën pretendojnë.

Madje disa prej tyre kanë kërcënuar se do të bojkotojnë testin e lëndës me zgjedhje nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu