Ministrja e Shëndetësisë:” Mos shkoni vonë në spitale. Është koha për të besuar te ekspertët dhe mjekët.”

0

Ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje nga foltorja qytetarëve që të mos shkojnë me vonesë në spitale nëse konstatojnë se janë të prekur nga Covid.
“Mos ejani vonë në spitale.”
Gjithashtu ministrja nuk ka harruar as t’u përgjigjet personave që deri më tani kanë treguar se spitalet nuk kanë kapacitetin e nevojshëm për t’u ardhur në ndihmë pacientëve.
“Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës”, tha ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu