Në shtëpinë e 60-vjeçarit me Covid në Librazhd që preu damarët: Mjekohej në shtëpi bashkë me gruan dhe motrën

0

Një 60-vjeçar në fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët. Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.

Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.

Burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu