Ngjarje tragjike/ Shqiptarja në Amerikë dhunohet për vdekje nga i shoqi, familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri

0

Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dhunës barbare të bashkëshortit të saj. Elena Alinj, nënë e një vajze 11 muajshe është dhunuar kafshërisht nga partneri, i cili mësohet se nuk ka njoftuar as urgjencën e spitalit. Elena humbi jetën brenda 24 orëve në reanimacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta, e vërtetuar kjo nga ekspertiza mjekësore, por edhe nga policia.

Bëhet me dije se bashkëshorti i saj është arrestuar, ndërsa familjarët, të pikëlluar për humbjen, kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri. Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kountribuar sadopak mbi shpenzimet e furneralit. Elena ishte larguar në Amrikë, para disa vitesh. Ajo u martua me një person, të cilin mesa duket nuk e kishte njohur mirë. Familjarët e saj shprehen se ajo kurrë nuk ishte ankuar për dhunën e bashkëshorti ttë saj.

Këtu mund të kontribuoni për Elenën!

Apeli i familjareve:

Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri. Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj. Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime. Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni. Linku per donacione eshte me poshte. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu