Një dasmë në horizont? Arjon Luli dhe Serena Sula premtojnë se do t’i shohim gjatë bashkë

0

Modelja Serena Sula dhe ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Arjon Luli janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale.

Pavarësisht se u tha që lidhja e tyre ishte sa për famë, në fakt çifti po bën disa muaj bashkë dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Madje të ftuar në emisionin “Expuls”, ata flasin edhe për një dasmë.  Dasmë madhështore me VIP-a, Serena dhe Arjoni flasin për planet e së ardhmes

“Dasmë me VIP-a. Një dasmë madhështore. Të shohim në të ardhmen”, tha Serena.

Të pyetur nëse lidhja e tyre është thjeshtë për show dhe për të rritur numrin e ndjekësve, Arjoni u përgjigj:

“Në fillim dyshonin. Ti kë të drejtë për këtë, por vetëm koha e vërteton diçka të tillë. Ka shumë çifte, sidomos këto kohët e fundit që i bëjnë gjërat vetëm për famë, do na shohin shumë gjatë bashkë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu