Aksident në Elbasan, motorri përplaset me makinën, drejtuesi në gjendje të rëndë në spital (Foto, video)

0

Një aksident është regjistruar sot paradite në Elbasan. Një motorr është përplasur me një mjet e për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në rrugën e gjërë në afërsi të parkut “Rinia”. Sipas dëshmitarëve okularë mjeti ka mërrë kthesën në në një kryqëzim dhe motorri që vinte nga pas është përplasur me derën e tij. Infowebtv sjell video me pamjet ekskluzive të këtij aksidenti.

Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të motorrit duke njoftuar ambulancën dhe policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu