Një histori dashurie, që përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë!

0

Një histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjeç, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.

Për arsye dokumentesh, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019, martesa e saj përfundoi dhe Bunoci, nënë e një djali 20 vjeç dhe një vajze 11 vjeç kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra, 26-vjeç.

“Kam qenë e fejuar, kemi ikur drejt shtetit Manglez nga Franca. Gjatë deklaratës siç bënin shumica e shqiptarëve atë kohë më ndryshon, emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes. Kjo ishte për shkak të arsyes që ai gënjente në shtetin anglez për azil. Azili jonë u refuzua, por ndërkohë që prisnim, kishim të drejtën e apelimit. Del një ligj tjetër, amnisti, e cila përfshinte nënat që kishin lindur brenda tetorit 2000 dhe në bazë të kësaj unë mora dhe fitova qëndrimin tim në Angli. 5 vitet e fundit të bashkëjetesës sime me babain e fëmijëve, mosmarrëveshjet ishin më të thella, bashkëjetesa kaloi në krizë, nuk funksionoi dhe mbaroi qetësisht do të thoja. Më pas ardhjet e mia në Shqipëri, ardhjet ishin më të shpeshta. Gjatë ardhjeve të mia njoha Paulon krejt rastësisht në lagje”, tregoi Bunoci për emisionin “Stop”.

“Kam disa vite që jam në Tiranë, jam shpërngulur lagje më lagje, tani jam shpërngulur këtu me Marsidën. Ka 2 vite që njihemi”, tha Paulo.

Marsida tregon, se u mirëprit fillimisht nga familja e partnerit.

“Fillimisht pata një pranim nga anëtarët e familjes së Paulos. Ai më prezantoi fillimisht me nënën, motrat më pas dhe me babain, kur lidhja u bë edhe më serioze. Tani pranim, në dukje pa paragjykime”, tregoi 39-vjeçarja.

Por nga ky moment lindin telashet, kur situata mes çiftit merr tjetër kthesë. Babai i Paulos, Leka, nisi ta ngacmonte seksualisht Marsidën. Pasi ajo nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish-partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.

Marsida Bunoci: Nuk ishte aspak ashtu siç më rezultoi më vonë me veprimet e babait të Paulos, me sjelljet e tij. Ai kishte qëllime të tjera kundrejt meje.

Filluan ngacmimet me natyrë seksuale nga vjehrri?

Marsida Bunoci: Po.

Çfarë pikasët ju? Çfarë nuk shkonte në rregull?

Paulo: Sjellje të pahijshme nga babai im dhe duke e ditur, duke ia prezantuar familjes, nuk i prisja ato sjellje.

Më pas, Leka bëri një kallëzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qenieve njerëzore e do të trafikonte partnerin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu