Pandemia ka bërë që Eurovision 2020 mos të realizohet në një skenë të mirëfilltë, duke shmangur kështu grumbullimin e njerëzve. Çka rezultoi e re në garën që do të realizohet më 2021, është se mjaft shtete janë tërhequr nga gara këtë vit.
Pas Bosnjës dhe Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut, Mali i Zi ka vendosur të tërhiqet.
Kështu ka treguar EscToday (faqe e lajmeve në lidhje me konkursin e Këngës Eurovision në botë) duke mos dhënë sqarime. Kujtojmë që vendi jonë edhe këtë vit do të zgjedh përfaqësuesin përmes garës në Festivalin e Fundvitit në RTSH.