“Njeriu pa kombin është asgjë”, Meta kujton Hasan Prishtinën në 88 vjetorin e vrasjes së tij

0

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Hasan Prishtinën, i vrarë 88 vite më parë me shprehjen e tij: “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.

Sipas presidentit kjo e thënie e “kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë”.

Meta ka lëshuar dhe një herë apelin për ndaljen e shpopullimit të Shqipërisë ndërsa kujton dhe detyrat për politikën shqiptaresi rikthimi i shpresës dhe besimit tek rinia për ndërtimine të ardhmes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu