‘Nuk ka prugator për kriminelët e luftës’, ambasadori ukrainas në OKB bën deklaratën e fortë në sy të kolegut rus: Thërrisni këtu Putin, Lavrov…

0

Menjëherë pas nisjes së sulmeve ushtarake ruse ndaj Ukrainës, Këshilli i Sigurimit në OKB ka thirrur një mbledhje urgjente.

I pranishëm në këtë mbledhje, ka qenë ambasadori ukrainas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya.

Ai i kërkoi këshillit që të bëj gjithçka të mundur për të ndaluar luftën kundër vendit të tij.

Kysyltsya i kërkoi ambasadorit të Rusisë në OKB-së, Vassily Nebenzia që të thërras Putinin e Lavrovin që të ndalin agresionin ndaj popullit të tij.

“Të thërras Putinin, të thërras Lavrov që të ndalojë agresionin ndaj popullit tim. Nuk ka purgator për kriminelët e luftës. Ata shkojnë drejt e në ferr, ambasador”, tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Gjatë një ndërhyrje në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, ambasadori Ferit Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj.

“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, ka thene ambasadori.

Të paktën shtatë persona janë vrarë, nëntë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse, thanë autoritetet ukrainase të enjten.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha të enjten se u kishte bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë. (lexo lajmin)

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë.

Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”, ka thënë ai.

“Asnjë panik. Ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”, ka shtuar më tej Zelensky.

Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan trupa në kufijtë e saj të enjten, thanë zyrtarët dhe mediat, pasi Presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që ai e quajti një operacion special ushtarak në lindje.

Vladimir Putin nga ana e tij ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

“Tani disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë.

Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj.

Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se dëgjohem”, deklaroi Putin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu