Nxehen gjakrat në Big Brother VIP, Fifi përplaset me Monika Lubonjën: Ta tregoj unë…

0

Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur me nofkën “Fifi” është përplasur ditën e sotme më aktoren Monika Lubonja brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Dyshja, tashmë më të komentuarat e ditës, kanë nisur një debat që nga mëngjesi dhe duket se po vazhdon akoma. Megjithëse kanë qëndruar bashkë tërë kohës dhe kanë pasur një afrimitet të madh, së fundmi kanë befasuar të tjerët me veprimet e tyre.

Je duke e tepruar. Ndalu”, i ka thënë Fifi.

“Hajt se ta tregoj unë ty. Kaq po të them. Ndalu ti jo unë”, ja ktheu Monika.

Në një moment debati agravoi dhe këngëtarja me shkop në dorë i drejtohet aktores duke i bërtitur: Hec, shkoo flej gjumë, hec vazhdo po të them.

Pas kësaj ato kanë vazhduar debatin edhe në një pjesë tjetër të shtëpisë, ku janë munduar banorët e tjerë që t’i ulin tensionet mes tyre. Dyshimet janë se kjo është një lojë që artistet po u bëjnë banorëve të tjerë pasi kishin rënë dakord më parë më njëra-tjetrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu