Pamje tronditëse! Egërsia dhe mizoria kalojnë masat, vriten qentë e qytetares në Vlorë

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Entela Brati Guberaj është gjendur përballë një pamje rrënqethësr, ku qenushët e saj janë vrarë qëllimisht.

Ngjarjen e ka bërë të ditur faqja Animal Rescue Albania ku ka shpërndarë pamjet e qenve të ngordhur.

Në mbishkrimin që shoqëron videot e trishtueshme, Animal Rescue Albania ka shkruar:

“Ajo qe i ndodhi sot Enteles ne Vlore eshte endrra me e keqe e cdo vullnetari. Eshte fundi i botes se tij. Eshte dhimbja me e madhe, eshte goditja me e forte. Eshte krimi dhe pabesia qe vetem njeriu mund ta beje.
Vetem njeriu mund te vrase pa shkak. Vetem njeriu mund te te shkaktoje nje boshllek ne shpirt qe kurre sdo mund te mbushet me.
Entela sot u zgjua me keto pamje te tmerrshme. Qenushet e saj, shumica kelyshe, te gjithe te shpetuar nga rruga, nuk jetonin me. Ata jane larguar nga kjo bote ne menyren me te dhimbshme, nepermjet helmimit.
Ata ishin vetem dhe mendimi i tyre ne ato caste te fundit, ka qene Entela.
Skemi fjale per te pershkruar dhimbjen qe ndjejme. Kjo eshte nje dite e zeze per te gjithe ne qe ja kemi dedikuar jeten Vullnetarizmit te vertete, atij pa asnje interes, atij qe pak njerez mund ta kuptojne.
Lamtumire vogelushe nga ky vend i eger dhe i cmendur.
Qendrojme prane Entela Brati Guberaj ne kete dite plot dhimbje.
Ju lutemi te gjitheve, shkruajini ministrit te brendshem, shkruajini autoriteteve te denojne kete akt, te gjejne dhe denojne vrasesit.”

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu