Në Peqin nis përdorimi i testeve të shpejta/ 4 teste pozitive nga 16

0

Elbasani përfaqëson një ndër qarqet më me shumë të infektuar ndaj koronavirusit në vend. Ditën e sotme testet e shpejta kanë filluar të gjejnë përdorim në qytetin e Peqinit, ku gjatë orëve të parë të ditës nga 16 tamponë të marrë 4 kanë rezultuar pozitiv.
Një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave në këtë qark nuk e kryejnë tamponin, dhe është vetëm konsulta me mjekët që bën që ato të konfirmohen pozitiv dhe të kurohen për Covid-19.
Ndërkohë në qarkun e Elbasanit prej kohësh përhapja ka qenë problematike, pasi rastet kanë qenë të shumta dhe sipas mjekëve infektimet nuk janë të vendosura në statistika për shkak se një pjesë nuk kanë kryer tamponin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu