Pandemia/ 589 raste të reja dhe 7 humbje jete për 24 orë

0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kryera në total.

Ndërkohë janë regjistruar 7 humbje jete. Konkretisht nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu