Pedagogët protestojnë, kryeministri Rama takohet sot me rektorët e Universiteteve

0

Ndërkohë që bojkoti i pedagogëve vazhdon, kryeministri Edi Rama do të takojë ditën e sotme rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike.

Ky takim nuk ndodh direkt për çështjen e kërkesave të pedagogëve, por është e pashmangshme diskutimi i një zgjidhjeje për këtë problem, pasi prej dy ditësh ka nisur viti i ri akademik, por pedagogët nuk paraqiten në auditore.

Kërkesat e pedagogëve: *Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës. *Rritja e financimit për kërkimin shkencor. *Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’. *Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë. *Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare. *Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. *Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare. *Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. *Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu