Përse dështuan partitë e reja në zgjedhje? Habit Kreshnik Spahiu: Fajin e ka populli

0

Juristi Kreshnik Spahiu ka habitur mbrëmjen e sotme duke thënë se është faji i popullit shqiptar që partitë e reja nuk kanë sukses në Shqipëri.

I ftuar në Open, ku po diskutohej përse partitë e reja, Kreshnik Spahiu tha se populli shqiptar brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën e tyre, por votojnë vetëm për PS dhe PD.

“Mendoj që nuk kanë humbur paritë e reja por Shqipëria me këtë rezultat. PD nuk ka humb por kanë humbur shqiptarët duke mos sjellë një frymë të re. Në zgjedhje e 25 prillit si asnjëherë në 20 vitet e fundit këto dy parti janë rritur duke sfumuar dhe duke i dhënë një goditje fatale idesë së futjes së partive të reja në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as në Maqedoni, as në Kosovë, as në Mal të Zi. Shqiptarët janë afro 1 milionë që brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën vetëm për PS dhe PD çfarëdolloj gjëje të ndodhi. Votën nuk e ndajnë janë shumë fanatikë.

Shqiptarët nuk mbështesin as kauzat e reja dhe as liderët e rinj. Faji është i popullit sepse në të gjithë botën populli është turmë. Mekanizmi elektoral në Shqipëri ka bërë që nëse nuk je pjesë e një koalicione je asgjësuar,” u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu