Plagoset me armë një shtetas. Informacioni zyrtar i Policisë

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.
Mësohet se shkak për konfliktin me armë është bërë përplasja e automjeteve.
Për pasojë një shtetas ka mbetur i plagosur në dorë. Ai është identifikuar si Arbër Tivari 25 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu