Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçari u qëllua nga fqinji pas një sherri të momentit! Në kërkim autori

0

I riu ka qëlluar 4 herë me pistoletë fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, por 2 plumba e kapën në trup.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim i dyshuari kryesor për plagosjen e ndodhur një natë më parë në Kuçovë. 45-vjeçari Admir Bejo është qëlluar nga fqinji i tij 36-vjeçar, i cili ka qëlluar në drejtim të Bejos. I riu ka qëlluar 4 herë me pistoletë fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, por 2 plumba e kapën në trup.

Bejo u gjet në rrugë i plagosur nga kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan edhe në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu