Po festonin ditëlindjen mbi tarracë, shembja e saj shkakton të lënduar në gjendje të rëndë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një feste plotë me pjesëmarrës është shembur tarraca në të cilën po argëtoheshin të ftuarit – ku si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së tarracës së mbingarkuar me të ftuar që po shijonin festën.

Sipas dëshmitarëve, festa ishte organizuar me rastin e ditëlindjes së pronarit të shtëpisë, që kishte ftuar tridhjetë miq për ta ndarë gëzimin me ata.

Megjithatë, festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur pllaka e betonit nga tarraca u shemb dhe të pranishmit që ishin jashtë përfunduan në një pjesë shkëmbore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu