Policia greke identifikon autorin e vrasjes së shqiptarit në Greqi. “Ishte Soni nga Lezha”

0

 

Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Llangozit në Neos Kosmos të Athinës është një shqiptar me origjinë nga Lezha.

Autoritetet greke kanë identifikuar ekzekutorin e 54 vjeçarit Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç.

Nga hetimet e policisë në vendin fqinj ka rezultuar se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh prej 600 eurosh.

Ditën e ngjarjes, më 11 janar, njëri prej djemtë e viktimës do t’i kthente shumën e parave personave që ua kishte marrë. Grupi në fjalë drejtohej nga një shqiptar me origjinë nga Lezha.

Ata kishin lënë vendin e takimit përballë një kafeneje pranë shtëpisë së tyre.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë zbuluar se personi që do të merrte eurot nuk kishte shkuar i vetëm, ç’ka ka ngritur edhe dyshimet e policisë se ata ishin të përgatitur për të përshkallëzuar konfliktin.

Dinamika e ngjarjes

Dëshmitë e dy djemve të viktimës kanë ndihmuar hetuesit grekë për të qartësuar dinamikën e ngjarjes. Sapo njëri prej djemve ka shkuar për të dorëzuar paratë, njëri prej personave që shoqëronte autorin e dyshuar i ka zënë pritë duke e goditur dhe ofenduar.

Këtu ndërhyn edhe djali i dytë i Edmond Llangozit për të shuar debatin. Por në atë moment, është afruar me pistoletë në dorë 35 vjeçari shqiptar nga Lezha, i njohur si “Soni”.

Ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Llangozi. Pikërisht në këtë moment, për të shpëtuar djemtë, Edmond Llangozi i del para autorit, por 35 vjeçari e qëllon për vdekje.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka qëlluar sërish me pistoletë ndaj dy vëllezërve Llangozi dhe nënës së tyre. Me plagë në trup mbetën edhe Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Pas ngjarjes, autori dhe personat e tjerë të grupit u larguan prej andej me një makinë tip “Opel”, me ngjyrë gri. Sipas policisë greke, 35 vjeçari nga Lezha është person me precedentë të theksuar kriminalë.

Ai sapo kishte dalë nga burgu me kusht për një plagosje që e kishte kryer më herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu