“Forcat Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Autostrada”, si rezultat I të cilit janë arrestuar në Tiranë bashkëshortët me iniciale E. R., 36 vjeç dhe N. R., 27 vjeçe, banues në Elbasan.
Bazuar në informacionin se dy qytetarë qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike, forcat policore vunë në pranga çiftin.
Pas kontrollit në mjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në shtëpinë e tyre në Elbasan, pas kontrollit, u gjendën dy armë zjarri pushkë, një sasi lëndësh narkotike dhe dy dokumente të dyshuara për të qenë ta falsifikuara.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





