Policia merr në mbrojtje prokurorin që hetoi Ardian dhe Florenc Çapen. Emri

0

Policia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje prokurorin që ka hetuar Ardian dhe Florenc Çapjan.

Panorama mëson se Ritvan Sukaj është marrë në mbrojtje nga policia e shtetit pasi firmosi tre urdhra ndalimi dhe pas operacionit Krasta 2021, në të cilin u vunë në pranga Ardi Çekani, Ardian Çapja dhe u shpall në kërkim nipi i tij Florenc Çapja.

OPERACIONI

Ardian Çapja është arrestuar nga forcat speciale RENEA, pas një operacioni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.

Akuza për të cilën është arrestuar 53-vjeçari është ajo e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në qytetin e Elbasanit nëntë vite më parë, ku viktimë kanë mbetur Gentian dhe Nezir Beqiri.

Në operacion për kapjen e tij kanë marrë pjesë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë për shkak se ai konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij, Florenc Çapja, 40 vjeç.

Mësohet se arrestimi i Ardian Çapjas është bërë pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë të arrestuar pak kohë më parë në këtë qytet. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit u krye në banesën e tyre, pasi i riu ishte i paralizuar dhe në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Edhe pse ruhej me policë në hyrje të shtëpisë, autorët mundën të shmangnin kontrollet dhe të kryenin krimin. Të arrestuar për këtë ngjarje janë shtetasit Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli.

Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se implikimi i Ardian dhe Florenc Çapjas në vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 është zbardhur nga dëshmitë e një të penduari që është arrestuar për këtë ngjarje.

Në dëshmi thuhet se vrasja u urdhërua nga 53-vjeçari Ardjan Çapja, pasi Gentian Beqiri akuzohej si autor i ekzekutimit të biznesmenit Sokol Çapja në dhjetor të vitit 2005. Emri i Ardian Çapjes ka dalë shpesh në skedat e Policisë së Elbasanit, ku ai është shoqëruar disa herë. Vetëm në vitin 2017 ai u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv.

Atentati i fundit iu bë në qershor të vitit të kaluar kur u qëllua me snajper nga një kodër përballë shtëpisë së tij, por edhe pse u plagos, arriti të shpëtojë. Përplasjet e Çapjave me grupe të tjera në Elbasan kanë shënuar një sërë viktimash ndër vite. Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu